Ylli që dikur e donte Milani, po largohet nga Lazio

14:17 | 23 Tetor 2021

Duket sikur koha e Luis Albertos me Lazion mund të përfundojë shumë shpejt pasi marrëdhënia e tij me Maurizio Sarri është përkeqësuar.

Calciomercato shkruan se si Alberto së fundmi i ka pëlqyer një postim në Twitter që kritikon Sarrin, i cili tregon se ka pasur një këputje përfundimtare mes spanjollit dhe trajnerit të Lazios, përcjell ORAinfo.

Pavarësisht tentativës së verës për ta rehabilituar, marrëdhënia nuk është ideale dhe ai u la në stol për ndeshjen kundër Marsejës.

Enturazhi i ish-lojtarit të Liverpoolit po vlerëson mundësitë që mund të ofrojë merkato e janarit. Në orët e fundit është folur për Simone Inzaghi që dëshiron një ribashkim te Interi, por duket se po shikojnë profile të tjera.

Me Milanin pati një diskutim gjatë verës së verës, por Maldini dhe Massara do të përpiqen të sjellin Faivre nga Brest te kuqezinjtë në janar. Aktualisht ka pasur kërkesa nga klubet spanjolle dhe angleze për Alberton, me një çmim prej 50 milion €./ORAinfo/

Komento: