Ylli shqiptar po largohet nga gjiganti i Serie A

20:31 | 08 Tetor 2021

Thomas Strakosha ka humbur jo pak nga shkëlqimi i dikurshëm, mbi të gjitha ka humbur statusin e tij si titullar tek Lazio.

Portieri kuqezi po aktivizohet vetëm në Europa League ndërsa në Serie A, Pepe Reina mbetet preferencë e parë e trajnerit Sarrit.

Ky është një vit jo i lehtë si për Strakoshën ashtu edhe për Lazio, është viti kur portierit shqiptar i skadon kontrata, qershor 2022.

Strakosha kërkon më shumë minuta për të vërtetuar se sa vlen ndërsa Lazio në rastin më të keq është e detyruar të aktivizojë portierin për të rritur vlerën e tij në tregun e transferimeve.

Komento: