Zarf i ri në Big Brother, Luiz jep njoftimin!

21:37 | 30 Prill 2023

Të dielat e Big Brother Radio përbyllen sot, në të dielën e fundit të banorëve në shtëpinë e BBV.

Big Brother Radio do të vijë ndryshe nga çdo herë tjetër, pasi finalistët sot do të jenë në gjithë në rolin e të intervistuarve, por se kush do t’ua bëjë këto intervista, ata do ta zbulojnë pasi të përzgjedhin goglat ng një vazo.

Secili nga ata do të marrë nga një gogël dhe do të zbulojë emrat e çiftit të moderatorëve që do t’i intervistojnë.

Vëllai i Madh do të informojë përsëri banorët për nisjen e intervistave, me anë të një komunikimi të dytë.

Komento: