Zbulohen detaje, kjo është arsyeja pse po vonon zyrtarizimi i Ferran Torres

13:00 | 28 Dhjetor 2021

Barcelona ka arritur marrëveshje personale me Ferran Torres por zyrtarizimi po vonon.

Nga mediat spanjolle kanë filluar të raportojnë për vonesën e zyrtarizimit, por tashmë po zbulohen edhe detaje të reja.

Thuhet se zyrtarizimi nga faqja zyrtare e Barcelonës po vonon për faj të La Liga dhe jo për shkak të Manchester City, transmeton lajmi.

Katalanët janë duke negociuar me krerët e La Liga që të mund të regjistrojnë kartonin e spanjollit.

Mbetet të shihet se sa kohë do të marrë La Liga për t’u pajtuar për transferimin e Ferran.

Komento: