Zbulohen detajet e marrëveshjes të Calhanoglut me Interin

20:31 | 21 Qershor 2021

Calhanoglu në Inter punë e kryer: Këto janë detajet e marrëveshjes.

Mesfushori i Milanit Hakan Calhanoglu është buzë kalimit në Inter, pasi të martën do t’i kryejë testet mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratë trivjeçare me zikaltrit.

Media të shumta italiane raportojnë se përfaqësuesi i Turqisë do të nënshkruajë marrëveshje me Interin shumë shpejt, transmeton Gazeta Express.

Calhanoglu dhe Interi kanë arritur marrëveshje për kontratë deri në verën e vitit 2024.

27-vjeçari kishte kohë deri më 30 qershor ta pranonte kontratën e Milanit me pagë vjetore prej 4 milionë euro, por vendosi të mos e vazhdojë karrierën me kuqezinjtë.

Prandaj, ai do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë dhe do të nënshkruajë marrëveshje deri në qershor të vitit 2024.

Në Inter, ai do t’i fitojë 5 milionë euro në vit plus bonuse.

Ai pritet t’i kryejë testet mjekësore mëngjesin e kësaj të marte dhe pastaj ta hedhë firmën mbi kontratë.

Babai i Calhanoglut, Huseyin, konfirmoi për mediat turke se djali i tij do ta vazhdojë karrierën në Inter.

“Hakan Calganoglu nuk është në agjendën e Galatasaray. Unë fola me babanë e tij, Huseyin Calhanoglu. Nëse asgjë nuk shkon keq, ai do të nënshkruajë për Interin”, tha thënë një gazetar i Fanatik.

Komento: