Zbulohen katër idetë për rinisjen e sezonit në Serie A

13:10 | 23 Mars 2020

Koronavirusi ka bërë që futbolli në gjithë botën të pezullohet. Serie A ishte ndër ligat e para që e ka pezulluar futbollin.

E tani kanë nisur edhe idetë e para në lidhje me rifillimin e Serise A, përcjell ORAinfo.

Il Corriere dello Sport raporton se të martën do të organizohet një konferencë ku do të flitet për fillimin e Serie A.

Gazeta deklaron se ekzistojnë katër hipoteza për rinisjen e sezonit: në maj (nuk ka gjasë të fillojë sezoni), në qershor (ekziston mundësia), në korrik (rifillimi i ndeshjes është realist) apo edhe mbylljen e hershme të sezonit është në tavolinë. /ORAinfo/

Komento: