Zbulohen tri transferimet e Man Utd në janar

15:51 | 03 Janar 2020

Manchester United pritet të jetë shumë aktiv gjatë merkatos së Janarit.

Ikona e Manchester United, Rio Ferdinand, ka zbuluar emrat e tre lojtarëve që Manchester United duhet t’i transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

‘Djajtë e Kuq’ vazhdojnë të vuajnë për të gjetur formën më të mirë, teksa edhe këtë sezon kanë mbetur jashtë garës për titull.

Një transferim në fazën e sulmit duket i domosdoshëm për ‘Djajtë e Kuq’, që në fund të afatit të verës kanë humbur Romelu Lukakun.

“Vetëm duke menduar… unë do të shkoja 100 për qind dhe do të merrja Edinson Cavanin”, ka shkruar Ferdinand në rrjetet sociale, përcjell lajmi.

“Përvoja e madhe, golashënues, etikë pune dhe profesionist i shkëlqyer nga i cili lojtarët e rinj do të mëshonin shumë”.

Ferinand ka përmendur edhe dy lojtarë tjerë që do të përforconin Manchester Unitedin, dhe bëhet fjalë për dyshen e Napolit, Fabian Ruiz dhe Kalidau Koulibaly.

Komento: