Zbulohet arsyeja pse Shaqiri nuk startoi sonte ndaj Arsenalit

21:13 | 01 Tetor 2020

Shaqiri po largohet nga Liverpool, për këtë arsye nuk startoi sonte ndaj Arsenal.

Xherdan Shaqiri është afër largimit të tij nga Liverpool.

Futbollisti me prejardhje kosovare, Xherdan Shaqiri, duket se do t’i jap fund aventurës së tij me kampionët e Anglisë.

Javën e kaluar ai pati paraqitje në Carabao Cup, por sonte u la në stol për ndeshjen ndaj Arsenal.

Sipas raportimeve të Neil Jones, korrespodent i ‘Goal’ për Liverpool, lojtari është në listën e dëshirave të dy skuadrave, dhe për këtë arsye është lënë në stol, transmeton lajmi net.

Liverpool nuk kanë dashur që të rrezikojnë ndonjë lëndim për Shaqirin, për t’i humbur mundësinë e largimit.

Mbetet të shihet se cilat janë skuadrat që duan kartonin e reprezentuesit të kombëtares helvetike.

Komento: