Zbulohet çfarë biseduan aq gjatë Guardiola dhe Zidanen pas ndeshjes Man City 2:1 Real Madrid

16:16 | 08 Gusht 2020

Pas ndeshjes Manchester City 2:1 Real Madrid, në fushën e ‘Etihad Stadium’ janë parë të vetëm Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane, teksa bisedonin.

Guardiola dhe Zidane kanë folur për rreth 10 minuta, duke treguar afërsinë dhe miqësinë që ekziston mes tyre.

Në konferencë për shtyp, Guardiola është pyetur rreth këtij bashkëbisedimi.

“Unë e përgëzova atë për titullin e La Ligas dhe e pyeta për familjen e tij”, ka deklaruar fillimisht Guardiola.

“Unë vërtet e respektoj atë dhe shpresoj që një ditë ne do të kemi një darkë së bashku, kemi shumë gjëra që duam të bisedojmë”.

Vlen të ceket se City i Pep Guardiolas vazhdoi tutje pas përballjes me Realin e Zidanes.

Komento: