Zbulohet çfarë ka ndodhur mes Lori Hoxhës, Donaldit dhe Romeos, ky është vendimi për “Më lër të flas”

14:25 | 26 Shkurt 2022

Zbulohet çfarë ka ndodhur mes Lori Hoxhës, Donaldit dhe Romeos.

Donald Veshaj është një nga katër finalistët e BBV.

Pas finales së 18 shkurtit ku fitues u shpall Iliri Shaqiri, Donaldi kishte disa ‘hatërmbetje’ me produksionin kryesisht me motrat Hoxha, shkruan lajmi.net.

Vëllezërit Veshaj hoqën nga profili i tyre në instagram promon e emisionit “Më lër të flas”, që aktori e fitoi si dhuratë, kështu duke aluduar se gjërat u bënë tejet të thella.

Mirëpo, burimet për Prive kanë konfirmuar se pas pjesëmarrjes në festë deri diku janë sheshuar pakënaqësitë. Donaldi dhe Romeo kanë vendosur që të mos anulojnë gjithçka dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike ashtu siç ishte paralajmëruar.

Ndryshe, Donaldi ka dy prime të Post BBV që nuk po merr pjesë.

Theksojmë se dje aktori Veshaj ka hequr dorë nga udhëtimi nëpër botë që mori si dhuratë. Dje shpjegoi përmes një videoje që ndau në Instagram, se ka menduar që t’i dhurojë 7 biletat për destinacionet për 7 çifte.

Komento: