Zbulohet çmimi që Milan ka caktuar për shitjen e Piatek

11:45 | 14 Janar 2020

Milan cakton çmimin për shitjen e Piatek.

Krzysztof Piatek mund të shitet nga Milan, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Krzysztof Piatek mund të largohet nga Milan, gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se Rossonerët kanë caktuar kushtet për shitjen e yllit polak.

Piatek ka zgjuar interesim nga Aston Villa por edhe Tottenham që dëshiron ta zëvendësojë të lënduarin Harry Kane, transmeton lajmi.

Mirëpo, drejtuesit e Milanit kërkojnë 30 milionë euro dhe janë të interesuar vetëm për shitje definitive dhe jo marrëveshje huazimi me opsion të blerjes.

Ky është vendimi për të cilin Milan ka njoftuar edhe përfaqësuesit e futbollistit.

Komento: