Zbulohet e vërteta, a është Arta Nitaj në lidhje dashurie me Adnan Januzajn?

12:04 | 06 Dhjetor 2020

Zbulohet e vërteta rreth lidhjes së përfolur mes lojtarit Adnan Januzajt dhe modeles kosovare, Arta Nitaj.

Arta Nitaj është përfolur shpeshherë për jetën e saj private, edhe pse vetë ka preferuar të mos deklarohet.

Mirëpo, gjatë qëndrimit në Dubai u përfol për një lidhje të saj me futbollistin me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj.

Arta Nitaj rreth kësaj në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” u shpreh se nuk është e vërtetë.

Dyshja janë takuar atje, ku ka pasur edhe shqiptarë të tjerë e kanë biseduar sepse Arta dikur i përkiste botës së sportit si prezantuese.

Vizita e përbashkët në kopshtin zoologjik ishte për shkak të terminit të njëjtë pasiqë kishte shumë kërkesa për këtë vend, por nuk ka pasur asgjë më shumë sesa shoqëri aty.

Nitaj u deklarua se është single e rehat me vete e teksa e ka lënë ta hapur mundësinë që mund të vij dikush në jetën e saj.

Komento: