Zbulohet e vërteta, finalja e BBVA do të zhvillohet në këtë vend

21:25 | 15 Prill 2023

Zbulohet e vërteta, finalja e “Big Brother VIP” do të zhvillohet në këtë vend.

Regjisori i njohur, Eduart Grishaj ka qenë i futar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Merre me Long show” në Top Albania Radio.

Tema kryesore e këtij diskutimi ishte fenomeni i “Big Brother VIP” ku Eduarti ka zbuluar disa detaje të vogla në lidhje me finalen e këtij edicioni të dytë.

Edhe pse në formatin e suksesshëm 100 ditë qëndrimi brenda shtëpisë janë plotësuar, para pak ditësh u bë e ditur se finalja e madhe do të mbahet më 6 maj. Sigurisht që finalja e këtij spektakli është një pikë kyçe diskutimi jo vetëm nga njerëzit që e ndjekin “Big Brother VIP” por edhe nga vetë banorët aty brenda. Pyetje të pafundme ka por gjithësesi suspanca mbetet për ditën e madhe.

Grishaj u pyet nëse do të zhvillohet vallë finalja e madhe e “Big Brother VIP” tek stadiumi Air Albania apo janë thjesht fjalë dhe aludime. Ai nuk thya një përgjigje konkrete por theksoi se do të jetë sipas tij një finale e jashtëzakonshme.

“Ne jemi si ato skuadrat që i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës nuk kalojmë direkt tek finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale. Finalja do të jetë e jashtëzakonshme, do të jetë fantastike. Do t’ju jepet mundësia edhe njerëzve për të qenë sa më afër finales, do të jetë diçka shumë madhështore por do t’i marrim ndeshjet me rradhë”, u shpreh Grishaj.

Komento: