Zbulohet ekipi i ri i Rakitic

10:20 | 04 Prill 2020

Atletico favorit për të nënshkruar me Rakiticin.

Rakitic mund ta veshë fanellën e Atletico Madrid

Sipas Daily Mail, Atletico Madridi e ka prioritet transferimin e mesfushori të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Klubi spanjoll duhet të paguajë vetëm 17 milionë funte për ta transferuar 32-vjecarin.

Rakitic po kalon një ndër sezonet më të vështira në Barcelonë.

Ai është larguar nga formacioni startues në Camp Nou që nga ardhja e Frenkie de Jong dhe mendon se zgjidhja e vetme është largimi.

Që nga viti 2014, Rakitic ka bërë 299 paraqitje për Barcelonën, ka shënuar 35 gola.

Rakitic gjithashtu raportohet se kërkohet me ngulm edhe nga Juventusi.

Komento: