Zbulohet emri i vajzës së Almedas që do ta lindë së shpejti

14:54 | 06 Maj 2021

Almeda zbulon emrin e vajzës që do ta lindë së shpejti.

Almeda Abazi është modelja shqiptare e cila merrë vëmendje me gjitha postimet në instagram.

Ajo është e martuar me aktorin turk Tolgahan Saysman i njohur në publikun shqiptar si Çënari, ku dyshja komentohen e pëlqehen shumë nga ndjekësit e tyre, shkruan Kosovarja.

Almeda dhe Tolga janë prindër të një djali, e shumë shpejt do të bëhen edhe prindër të një vajze, emrin e të cilës e zbuloi sot modelja.

Me një foto me nënë e motrën ajo shkruan “Alina me gjyshen dhe tezen”, duke na lënë të kuptojmë se ky është emri i vajzës.

Komento: