Zbulohet formacioni i Milani kundër Brescias

22:02 | 23 Janar 2020

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli do të tregojë besim te Simon Kjaer dhe Ante Rebic për udhëtimin e kuqezinjve në Brescia.

Milani do të ketë një ndeshje të premtes në mbrëmje kur ata udhëtojnë në Stadio Mario Rigamonti për t’u përballur me Brescia.

Kuqezinjtë do të kërkojnë të vazhdojnë me fitore, ashtu siç vazhduan në tri ndeshjet e fundit.

Gianluca Di Marzio ka siguruar atë që ai beson se do të jetë formacioni shartues i Milanit, përcjell ORAinfo.

Ai beson se pavarësisht se Mateo Musacchio dhe Hakan Calhanoglu janë rikuperuar, Pioli do do t’iu besojë Kjaer krahas Alessio Romagnoli edhe një herë, ndërsa Ante Rebic do të fillojë nga e majta pas performancës së tij fituese të ndeshjes kundër Udineses.

Formacioni i mundshëm i Milanit (4-4-2): Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Kessiè, Bennacer, Rebic; Ibrahimoviç, Leao. /ORAinfo/

Komento: