Zbulohet gabimisht se kush e fiton Topin e Artë për këtë vit

22:04 | 05 Nëntor 2021

Duket se fituesit për Topin e Artë tashmë është përzgjedhur.

Edhe pse ngjarja e madhe mbahet në fund të këtij muaji, fituesi ka rrjedhur para kohe në mediat sociale.

Raportohet se Leo Messi është njoftuar nga stafi editorial i France Football se ai është zgjedhur si fitues i Topit të Artë, që do të ishte i shtati në karrierën e tij.

Thashethemet dolën pasi një faqe për të dhëna nga sporti e konfirmoi një gjë të tillë, e njëjta që kishte dhënë lajmin edhe për fituesin e Topit të Artë për vitin 2019, e që po ashtu ishte Messi, transmeton Klankosova.tv.

Fituesi i këtij çmimi do të zyrtarizohet më datën 29 të këtij muaji.

Komento: