Zbulohet gjendja shëndetësore e Aleksandar Vuçiqit pas problemeve me zemër

08:19 | 18 Nëntor 2019

Kjo është gjendja shëndetësore e Aleksandar Vuçiqit pas problemeve me zemër.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar për dy ditë me radhë në spitalin ushtarak në Serbi pas problemeve me zemër.

Këshilltarja e tij, Suzana Vasiljeviq, ka treguar për media gjatë mbrëmjes së djeshme se Vuçiq ka dalë nga spitali dhe se gjendja e tij është përmirësuar.

Ajo, po ashtu, ka thënë se presidenti i Francës, Emanuel Makron, dhe kancelaria gjermane Angela Merkel, janë shqetësuar për gjendjen e Vuçiqit.

Kujtojmë se të shtunën u raportua se Vuçiq u shtrua në spital për shkak të problemeve me zemër. Nuk është sqaruar ende saktë se çfarë ka ndodhur me presidentin e Serbisë.

Komento: