Zbulohet gjithҫka, ylli i Arsenalit tek Milani

20:30 | 26 Dhjetor 2019

Duket se Milani po përgatitet për transferime të reja.

Ylli i Arsenal, Mohamed Elneny është lidhur me një kalim të mundshëm tek Milan.

Elneny nuk po gjen hapësirat e tij të dëshiruara tek ‘Gunners’ dhe lojtari lidhej me një largim të mundshëm nga ‘Emirates’.

Por, ‘Gazzetta dello Sport’ bën të ditur se Milan nuk kanë zhvilluar fare bisedime për transferimin e egjiptianit.

Gazetari Mohamed Almahmoudy shkruan se anëtari i bordit të Milan, Zvonomir Boban i ka treguar atij se skuadra nuk kanë pasur kontakte me lojtarin.

Babai i reprezentuesit të Egjiptit në anën tjetër kishte konfirmuar se ‘Rosoneri’ janë interesuar për shërbimet e Elneny.

Mbetet të shihet nëse janari do t’ia ndryshojë skuadrën mesfushorit të ‘Gunners’.

Komento: