Zbulohet lista e ‘zezë’ e Koemanit, gjashtë top futbollistët që do të largohen nga Barcelona

09:57 | 19 Gusht 2020

Barcelona sot pritet të bëhet me trajner të ri.

Ronald Koeman është i gatshëm të bëjë ndryshime të mëdha te skuadra e Barcelonës.

Ronald Koeman pritet të marrë sot rolin e trajnerit të ri të Barcelonës.

Strategu holandez do të zyrtarizohet si trajner i ri i gjigantit katalan në një konferencë për media duke zëvendësuar të shkarkuarin, Quique Setien.

“Mundo Deportivo” raporton se Koeman tashmë ka gati një listë me emrat e futbollistëve që nuk pritet të jenë pjesë e skuadrës në sezonin e ri, transmeton lajmi.

Rast për rast, futbollist për futbollist, në listën e parë të Koemanit për largim nga klubi janë: Rakitic, Umtiti, Vidal, Suarez, Alba dhe Busquets.

Gjashtë emra të mëdhenj që Koeman është i gatshëm t’i sakrifikojë për të krijuar një skuadër të denjë për të luftuar për tituj në edicionin e ardhshëm.

Komento: