Zbulohet misteri Rafael Leao. Sulmuesi kuqezi “i burgosur” në Portugali

15:01 | 17 Shtator 2020

Duke folur për Sky Sport, reporteri kuqezi në Dublin, Peppe Di Stefano analizoi ekipin e Piolit dhe zgjedhjet sonte në mbrëmje ndaj Shamrock Rovers, Irlandë.

“Skuadra kuqezi është konfirmuar në lidhje me formacionin dhe ekipin! Do të ketë mungesa të rëndësishme si Rebic dhe Leao.

Portugezi, tani mund të themi gjithashtu siç konfirmoi Milani, është infektuar me Covid-19 dhe ndodhet në karantinë prej 25 ditësh.

Nga ana tjetër, Rebic do të duhet të shlyejë skualifikimin tre-ditor që ai mori në kohën e Eintracht Frankfurt. Në vend të tij do të luajë Saelemaekers”.

Komento: