Zbulohet motivi: Ivan Gazidis largohet nga Milani

18:12 | 22 Prill 2021

Ivan Gazidis largohet nga Milani, zbulohet motivi.

Lajm bombastik nga Italia, Ivan Gazidis largohet nga Milani.

E përditshmja italiane Corriere dello Sport, raporton se Ivan Gazidis është pranë shkarkimit nga Milani.

Gazidis është shprehur publikisht se është pro Super Ligës Europiane dhe se pjesëmarrja e Milanit është në dobi të klubit.

Pjesmarrja e Milanit në Super Ligë ka shkaktuar reagim të ashpër te fansat e Rosonerëve dhe drejtuesit janë detyruar të tërhiqen nga ky kompeticion.

Gazidis ka vendosur që Milan ti bashkohet Super Ligës dhe mbledhjet janë zhvilluar në fshehtësi, pa marrë mendimin e lojtarëve.

Për Super Ligën nuk ka qenë i njoftuar as Paolo Maldini dhe tani lojtarët kanë kërkuar shkarkimin e Gazidis.

Corriere dello Sport, shkruan se Maldini është kandidati kryesorë për ta marrë pozitën e Gazidis.

Komento: