Zbulohet oferta e ‘çmendur’ e Real Madridit për Neymarin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zbulohet oferta e ‘çmendur’ e Real Madridit për Neymarin

13:47 | 24 Gusht 2019

Ofertë e re nga Reali për Neymarin, i ofron PSG-së dy lojtarë dhe 120 milionë euro.

Real Madridi është duke e kërkuar me ngulm transferimin e Neymarit në këtë afat kalimtar, derisa ka bërë ofertë të re te Paris Saint-Germian.

Skuadra spanjolle ka disa muaj që po punon në transferimin e sulmuesit brazilian, mirëpo kampioni i Ligue 1 kërkon shumë që të arrihet marrëveshja.

Sipas mediave spanjolle, Los Blancos janë të gatshëm që ta ofrojnë në marrëveshje Keylor Navasin dhe një sulmues, në mënyrë që të arrihet akordi mes të dyja palëve.

Në garë për transferimin e 27-vjeçarit është edhe Barcelona që po e kërkon huazimin e tij me të drejtë blerje në verën e vitit 2020.

Por, PSG-ja e dëshiron shitjen e tij përfundimtare, pas veprimeve të fundit të bëra nga Neymari, e që me të janë të acaruar edhe tifozët.

Në ofertën e madrilenëve, do të përfshihen dy lojtarë dhe 120 milionë euro për ta bindur kështu skuadrën franceze që ta lejojë kalimin e brazilianit në Santiago Bernabeu.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!