Zbulohet pa dashje se cili lojtar do të largohet nga Man City

21:41 | 24 Dhjetor 2019

A do të largohet dikush nga skuadra e Manchester Cityt?

Riyad Mahrez aksidentalisht ka zbuluar se Fernandinho do të largohet nga Manchester City gjatë verës.

Fernandinho, 34 vjeçar, aktualisht në sezonin e tij të gjashtë në Etihad, është një nga lojtarët më të dekoruar në histori të Manchester City.

Kontrata e mesfushorit skadon në fund të sezonit, dhe nuk ka pasur diskutime zyrtare për ta vazhduar atë.

Lojtari i vetëm që ka konfirmuar largimin nga Manchester City është David Silva.

Mahrez, derisa mori pjesë në një kuiz në Sky Sport, u pyet se cili nga bashkëlojtarët ka konfirmuar largimin në fund të sezonit.

Algjeriani zbuloi emrin e Fernandinhos, i cili duket se ka vendosur t’i ndajë rrugët me Cityn.

Komento: