Zbulohet paga e majme e Barellas te Interi, pas rinovimit të kontratës

19:48 | 05 Nëntor 2021

Mediat italiane zbulojnë pagën e Nicolo Barellas te Interi pas rinovimit të kontratës.

Nicolo Barella do të fitojë 4.5 milionë euro në vit, por paga e tij do të rritet gradualisht me kalimin e viteve, duke arritur në 6 milionë euro në sezon.

Barella kur erdhi në Inter, kishte në një marrëveshje për pagë prej 2.5 milionë euro në sezon, por sot zyrtarisht ka zgjatur kontratën e tij me kampionët e Serie A deri në qershor 2026.

Italiani ka marrë një rritje page me rinovim dhe do të fitojë 4.5 milionë euro në vit plus bonuset, por paga e tij do të rritet me kalimin e viteve, duke arritur në 6 milionë euro.

Barella, 24 vjeç, iu bashkua Interit nga Cagliari fillimisht si huazimi në vitin 2019, por pas një viti Nerazzurrët e blen kartonin e tij.

Inter investoi 44 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Barella bëri debutimin e tij me Kombëtaren e Italisë në vitin 2018 dhe që atëherë ai ka shënuar 7 gola në 33 paraqitje me Azzurrët.

Komento: