Zbulohet pse nuk ndodhi transferimi i Paquetas te City

10:40 | 22 Gusht 2023

Zbulohet: Paqueta do të kalonte në City, por ia pau sherrin hetimit për baste.

Lucas Paqueta ishte gati t’i bashkohej Manchester Cityt për 85 milionë funte para se të fillonte një hetim për thyerje të rregullës së basteve nga futbollistët në Angli

City, më sa duket e kishte identifikuar brazilianin si zëvendësim të Kevin De Bruyne, i cili do ta humbasë një pjesë të madhe të sezonit shkaku i lëndimit në kofshë të tij. Sipas Daily Mail, Çekanët kishin arritur një marrëveshje për ta shitur Paquetan për shumë para tek fituesit e tripletës – por lëvizje u bllokua pasi që FA i alarmoi City se ai është duke u hetuar për thyerje të rregullës së basteve.

Ai u thirr për t’u intervistuasr nga një panel hetues të hënën – diçka për të cilën thuhet se 25 vjeçari ishte i hapur ta bënte. Megjithatë, Çekanët bënë një apel që ky proces të shtyhej, me FA që janë pajtuar me kërkesën e tyre.

West Ham raportoi se janë të shqetësuar për mënyrën se si mediat e kanë marrë lajmin dhe se ata nuk janë informuar nga Federata, gjë që përbën shkelje. Kjo shtyerje do t’i shërbejë klubit për të bërë një bilanc që pret prej mesfushorit, pasi që janë alarmuar për thyerjet e mundshme që janë bërë nga java e kaluar.

Paqueta u paraqit në fitoren që West Ham pati ndaj Chelsea në London Stadium të dielën me rezultat 3-1, duke shënuar nga penalltia në minutat shtesë te ndeshej. Pas ndeshjes, David Moyes u duk i qetë kur u pyet për këtë situatë.

“Nuk ka asnjë dyshim. Ai është solid me karakter të fortë. Nuk ka probleme”, tha Moyes kur u përgjigj se a ishte diskutuar mungesa e tij në këtë ndeshje.

“Mendoj që 65 mijë njerëz u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën për atë çfarë bëri ai. Ai ka treguar karakter, asnjëherë nuk është fshehur nga topi. Paraqitja e tij ishte shumë, shumë e mirë, sidomos në pjesën e dytë”.

Një datë e re për një intervistë të Paqueta pritet të caktohet nga FA, edhe pse ai kohëve të fundit është përjashtuar nga skuadra e Brazilit për ndeshjet që kjo Kombëtare do t’i zhvillojë muajin e ardhshëm.

Komento: