Zbulohet: Ronaldo drejt largimit nga Juventus

15:15 | 17 Maj 2021

Ronaldo drejt largimit nga Juve, e zbulon garazhi i makinave.

Një pikëpyetje e madhe qëndron mbi të ardhmen e Cristiano Ronaldos.

Kampioni portugez, mes thashethemeve të merkatos që dëshironin një rikthim te Sporting Lisbona (hipotezë e mbështetur edhe nga nëna e tij, Dolores Aveiro: Unë do ta bind atë të kthehet) dhe një sezoni për t’u harruar, mund të largohet nga Juve një vit më herët se fundi i kontratës së tij, e cila skadon në qershor 2022.

Ekipi bardhezi ka nevojë për një “mrekulli” që të kualifikohet në edicionin e ardhshëm të Champions-it. Qëndrimet e CR7 brenda dhe jashtë fushës zbulojnë një gjendje të keqe.

Për të ushqyer thashethemet mbi një lamtumirë të mundshme, pra, janë imazhet e publikuara nga “Per Semper Calcio”. Më konkretisht, ky portal publikoi një video në të cilën mund të shihni burra që ngarkojnë super veturat e Ronaldos në një kamion.

Ne mund ta lexojmë qartë “Rodo Cargo”, një kompani e njohur transporti me seli në Lisbonë. Pra, Cristiano po i lëviz të gjithë “xhevahirët” e tij automobilistikë nga Torino.

Nëse ardhja e makinave të tij në kryeqytetin piemontez, verën e vitit 2018, do të parashikonin zbarkimin e tij bardhezi, e kundërta, zbrazja e garazheve, lajmëron një destinacioni të ri. Pra, mund të nënkuptojë të kundërtën e vitit 2018.

Komento: