Zbulohet: Ronaldo e deshi kalimin te PSG para pandemisë

09:26 | 04 Gusht 2020

Ronaldo e deshi kalimin te PSG para pandemisë.

Cristiano Ronaldo kishte planifikuar të largohej nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të kësaj vere – raporton France Football.

Paris Saint-Germaini ishte destinacioni potencial i superyllit portugez, i cili në një periudhë të këtij sezoni nuk ishte i kënaqur te Zonja e Vjetër.

Sipas njoftimit, 35-vjeçari kishte dashur të luante në një skuadër me Kylian Mbappe dhe Neymar në kryeqytetin francez.

Mirëpo, kriza globale si pasojë e pandemisë së coronavirusit e ka penguar një transferim të tillë, ashtu që sulmuesi veteran pritet ta vazhdojë karrierën te Bianconerët.

Ronaldo iu bashkua Juventusit në vitin 2018 nga Real Madridi dhe tashmë e ka fituar dy herë radhazi titullin e Serie A.

Komento: