Zbulohet se kur Ibrahimoviç do të prezantohet në Milano

09:04 | 31 Dhjetor 2019

Milan kanë konfirmuar zyrtarisht që Zlatan Ibrahimoviç do të paraqitet para mediave në 3 janar në orën 10:00.

Kuqezinjtë konfirmuan nënshkrimin me suedezin më 27 dhjetor përmes një deklarate në faqen e tyre zyrtare, me Ibrahimovic që kishte bërë një marrëveshje gjashtë mujore me mundësinë e zgjatjes së kësaj për 12 muaj shtesë.

Sportmediaset në Italia Uno më pas raportoi se suedezi do të arrijë më 2 janar për t’i kryer vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e tij me kuqezinjtë, përcjell ORAinfo.

Tani, klubi ka konfirmuar që Ibrahimoviç do të paraqitet në konferencën për shtyp të premten në mëngjes në orën 10 në sallën e konferencave në Casa Milan.

38-vjeçari do të arrijë të enjten në Itali, do të kryejë ekzaminime mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë marrëveshjen e tij përpara se të merret në pyetje nga media.

Ndërkohë, Alfredo Pedulla ka shifrat përfundimtare të kontratës: 3.5 milion euro deri në qershor plus 500 mijë euro bonuse në rast të një përfundimi në evropian.

Do të ketë një rinovim automatik nëse ai paraqitet në 50 për qind të lojërave nga tani deri në fund të sezonit, me vlerë prej 6 milionë euro për sezonin 2020-21. /ORAinfo/

Komento: