Zbulohet skuadra e re e Solskjaer nëse shkarkohet nga Unitedi

23:25 | 25 Tetor 2021

Nëse shkarkohet nga Unitedi, Solskjaer duket se ka një destinacion të ri.

Ole Gunnar Solskjaer duket se i ka orët e numëruara te Manchester United.

Pas humbjes 5-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit të dielën e javës që shkoi, trajneri norvegjez ka vënë në rrezik punën e tij.

Solskjaer raportohet se mund të zëvendësohet nga Antonio Conte, që aktualisht është i papunë, pas largimit nga Interi në verën e këtij viti.

Ish-sulmuesi i Ligës Premier, Jan Aage Fjortfot, ka thënë se Solskjaer mund ta marrë stolin e Norvegjisë, menjëherë pas shkarkimit.

“Solskjaer do shkarkohet. Pastaj do marrë pak kohë dhe do jetë pasuesi i Solbakken si përzgjedh i kombëtares së Norvegjisë”, ka thënë ai.

Gjatë kësaj jave do të përcaktohet e ardhmja e norvegjezit dhe besohet se do të shkarkohet para ndeshjes me Tottenhamin.

Komento: