Zbulohet transferi i parë i Milanit këtë verë

12:01 | 28 Maj 2020

Ky do të jetë transferimi i parë i Milanit këtë verë.

Milan dyshohet se i është bashkuar garës për anësorin e Los Angeles FC, Brian Rodriguez, pasi kishte vendosur kontakt me përfaqësuesit e reprezentuesit uruguaian.

20 vjeçari duket se është i destinuar për transferim në Evropë në afatin e ardhshëm kalimtar, pasi edhe Napoli dhe Sampdoria janë të interesuar për shërbimet e tij, përcjell lajmi net.

Sipas Tuttomercatoweb, në garë për Rodriguez ka hyrë edhe Milan. Raporti pretendon se bisedimet me agjentin Pablo Bentacur janë duke vazhduar, në lidhje me një të ardhme të mundshme të lojtarit në ‘San Siro’.

Rodriguez në fanellën e Los Angeles ka regjistruar nëntë paraqitje që pas transferimit te Penarol.

Ai, në fanellën e Uruguait ka regjistruar gjashtë paraqitje, duke shënuar edhe tri gola.

Komento: