Zëdhënësja e NATO-s e zhgënjyer për aksionet e djeshme në veri të Kosovës

20:29 | 31 Gusht 2024
zedhenesja-e-nato-s-e-zhgenjyer-per-aksionet-e-djeshme-ne-veri-te-kosoves

Zëdhënësja e NATO-s, Farah Dakhlallah është shprehur e zhgënjyer për aksionet e djeshme në veri të Kosovës, ku u mbyllën pesë institucione paralele ilegale.

Ajo shprehet kështu, pasi sipas saj këto aksione nuk ishin në koordinim as me KFOR-in, e as me NATO-n

“Shumë e zhgënjyer nga aksionet e djeshme në veri të Kosovës të cilat nuk ishin të koordinuara me NATO-n dhe KFOR-in pavarësisht premtimeve të përsëritura për ta bërë këtë. KFOR-i është plotësisht i përgatitur për të mbështetur mandatin e tij të OKB-së Rezoluta 1244 për të gjitha komunitetet në Kosovë. Duhet depërshkallëzimi dhe angazhimi i plotë në dialogun e BE-së”, ka shkruar zëdhënësja në rrjetin social X.

Komento: