Zeka: Specialja do ta ftojë edhe Aleksandër Lumezin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Zeka: Specialja do ta ftojë edhe Aleksandër Lumezin

18:24 | 08 Nëntor 2019

Milaim Zeka ka folur për ftesat e fundit të Gjykatës Speciale.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, i ftuar në emisionin Frontal të T7 ka thënë se ka informata që edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi do të ftohet në Hagë nga Gjykata Speciale.

“Unë kam disa informacione se nga Gjykata Speciale do të ftohet edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se Gjykata Speciale Shpend Maxhunin, Aleksandër Lumezin , Driton Lajçin dhe Abelard Tahiri i ka ftuar ose do t’i ftojë për rrjedhje të informacioneve, shkruan Express.

“Shefi i AKI-së, së bashku me Aleksandër Lumezin dhe Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri mund të akuzohen për rrjedhjen e informacioneve dhe kërcënimin dhe shantazhin që ju kanë bërë dëshmitarëve të Hagës”,

Ai ka thënë se më “serioze e kanë punën këta persona në raport me Gjykatën Speciale se sa vet Kadri Veseli”

Ai tutje ka deklaruar se informatat për ftesat e Gjykatës Speciale i ka pasur të sakta dhe kjo u konfirmua me ftesën e ardhur për kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!