Zemaj fton Vitinë dhe Ismailin për të bashkëpunuar rreth Covid-19, a do t’i përgjigjen ata kësaj ftese?

16:33 | 20 Korrik 2020

Ministri Zemaj ka ftuar Arben Vitinë dhe Uran Ismailin për të bashkëpunuar rreth koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kumtuar edhe një herë lajmin se është bërë themelimi i Bordit të Këshilldhënies në kuadër të luftës kundër pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se ky bord do të udhëhiqet nga mikrobiologu Lul Raka, ndërsa do të jetë i përbërë nga plot 11 anëtarë të fushave të ndryshme.

Më tej, ai ka treguar edhe detyrat e këtij bordi, ndërsa ka theksuar që aty do të ftohen për këshilldhënie edhe katër ish ministrat e fundit të Shëndetësisë, Ferid Agani, Imet Rrahmani, Uran Ismaili dhe Arben Vitia.

Nuk dihet nëse ish ministrat në fjalë do të pranojnë të ndihmojnë në punën e këtij bordi.

Komento: