Zemaj – Hotit: Mjekëve që merren me pandeminë t’u shtohen nga 300 euro në muaj

15:34 | 10 Gusht 2020

Zemaj i kërkon Hotit që t’u shtohen nga 300 euro në muaj mjekëve që merren me pandeminë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka kërkuar nga Kryeministri Avdullah Hoti, që punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, deri në përfundim të pandemisë.

E një kërkesë të tillë, sipas Zemajt, e ka mbështetur edhe kryeministri.

“Si ministër i Shëndetësisë sot kam kërkuar nga Kryeministri z. Avdullah Hoti, që deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë t’u paguhet shtesa në të ardhura personale deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19. Kërkesë e cila gjeti mbeshtetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit”, ka shkruar Zemaj.

Komento: