Zemaj shfaqet optimist, beson që gjatë këtij muaji në Kosovë arrijnë vaksinat antiCOVID-19

11:09 | 01 Shkurt 2021

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që nuk ka arritur ta sjell ende vaksinën anti-Covid.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është shprehur i bindur se vaksinat anti-COVID19 gjatë këtij muaji do arrijnë në Kosovë.

Zemaj deklaroi se tashmë janë duke u bërë një përgatitje më intensive për vaksinim edhe nëpër Qendrat e Mjekësisë QKMF.

Këto komente ai i bëri në një konferencë për medie në të cilën u bë e ditur se 520 specializantë që kishin nisur specializimin me vetëfinancim do të subvencionohen nga qeveria e Kosovës.

Ai tha që kjo mbështetje po bëhet me qëllim që tu jepet mundësi mjekëve dhe të rinjve për zhvillim specialistik.

Komento: