Zemaj takon Admiralin Rob Bauer: Kosova mirënjohëse për kontributin e NATO-s dhe KFOR-it

15:03 | 13 Shkurt 2024
zemaj-takon-admiralin-rob-bauer:-kosova-mirenjohese-per-kontributin-e-nato-s-dhe-kfor-it

Ambasadori Astrit Zemaj, Përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhëniet me NATO-n është takuar me admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Zemaj ka thënë se Kosova është mirënjohëse për kontributin e jashtëzakonshëm të NATO-s dhe KFOR-it ndër vite, dhe në veçanti “për punën e përbashkët për të qenë partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin”.

“Vazhdojmë të vendosur për të ardhmen tonë euroatlantike dhe te forcimit të subjektivitetit tonë ndërkombëtar”, ka shkruar Zemaj.

Komento: