Zeqir Hasani – lidhje direkte nga Kuvendi: Takimi Kurti–Abdixhiku

18:35 | 05 Gusht 2026
zeqir-hasani-–-lidhje-direkte-nga-kuvendi:-takimi-kurti–abdixhiku

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Takimi, i cili nisi rreth orës 16:00, nuk ishte paralajmëruar më herët dhe deri tani nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për temat e diskutuara apo rezultatet e tij.

Ky takim vjen pasi Grupi Parlamentar i LDK-së zhvilloi një mbledhje, ku deputetët e kësaj partie dolën me deklarata për media. Ata ritheksuan qëndrimin e LDK-së se zgjidhja e situatës politike duhet të vijë përmes konsultimeve të thirrura nga Presidentja e Republikës me subjektet politike.

Mbetet të shihet nëse takimi Kurti–Abdixhiku do të prodhojë ndonjë lëvizje konkrete drejt zhbllokimit të situatës politike. Për momentin, asnjëra palë nuk ka dhënë deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit./Gazeta10

Komento: