
Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli është njëra prej këngëtareve më të dashura për publikun.
Ajo komentohet shumë edhe për bukurinë dhe stilin e saj. Genta bënë pjesë në grupin e këngëtarëve që jetën e saj private arrin ta mbajë larg syrit të mediave, shkruan rtv21.
35 vjeçarja duket se tashmë e ka gjetur dashurinë e saj. Genta është në lidhje me biznesmenin turk, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, Huseyin Usta.
Javën e kaluar në rrjetet sociale qarkulluan video të dyshes, ku shiheshin duke u puthur e shoqëruar njëri-tjetrin nëpër festa. Kurse, tashmë është shpërndarë edhe një fotografi e tyre e përbashkët.
Dyshja afër njëri-tjetrit duken të lumtur. Sa i përket punës, Genta muajin e kaluar ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me njërin prej artistëve turq, mirëpo nuk ka zbuluar se për kë bëhet fjalë.

