Zëvendëskryeministri Bislimi reagon për moslejimin e Muratit në konferencën e donatorëve në Bruksel: “E padrejtë”

21:14 | 20 Mars 2023

“E padrejtë”, Bislimi reagon për moslejimin e Muratit në konferencën e donatorëve në Bruksel.

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, sot e ka dënuar moslejimin për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve në Bruksel të ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Muratit, për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri.

Ai ka thënë se Kosova është treguar bujare me ndihmën që ka ofruar për të prekurit nga tërmetet shkatërruese të muajit të kaluar në Turqi dhe Siri.

“Është e padrejtë, si dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit dhe karakterin e kësaj konference. Kosova është një partner i besueshëm për aleatët e saj, organizatat ndërkombëtare dhe iniciativat e përbashkëta. Ndihma dhe mbështetja jonë u pamundësua sot nga organizatori”, ka shkruar Bislimi.

Murati nuk u lejua të marrë pjesë dhe të përfaqësojë Kosovën në këtë konferencë, pasi nuk u pranua pa fusnotë.

Komento: