Zgjatet dita, këtë të diele ndërrohet ora – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Zgjatet dita, këtë të diele ndërrohet ora

13:13 | 27 Mars 2020

Të dielën e fundit të muajt mars do të ndërrohet ora.

Nga e diela fillon llogaritja verore e kohës. Natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat e orës do të zhvendosen për një orë përpara, që do të thotë se në vend dy ora do të jetë tre.

Llogaritja verore e kohës përfundon më 25 tetor në orën 3 pas mesnate.

Nga viti 2021 duhet të hyjë në fuqi propozimi për shfuqizimin e llogaritjes së obligueshme të zhvendosjes së orës në vendet e Bashkimit Evropian.

Propozimi u miratua nga ana e Parlamenti Evropian, por megjithatë çdo anëtar i Unionit do të ketë mundësi të zgjedhë nëse do të mbetet në llogaritjen verore ose në llogaritjen e dimërore të kohës.

Komento: