Zgjedhja e presidentit të Shqipërisë, sot caktohet data për raundin e katërt

12:00 | 31 Maj 2022

Sot caktohet data për raundin e katërt për zgjedhjen e presidentit të Shqipërisë.

Konferenca e krerëve të grupeve parlamentare do të vendosë sot për mbajtjen e raundit të katërt për zgjedhjen e presidentit të ri të Shqipërisë.

Mbledhja do të nisë në orën 14:00. Dje Kuvendi ‘dogji’ raundin e tretë për zgjedhjen e kreut të shtetit, duke mos u paraqitur asnjë kandidat për votim.

Sipas Kushtetutës, në raundin e 4 dhe të 5-të, presidenti zgjidhet me 71 vota.

Si mazhoranca edhe opozita, nuk kanë paraqitur asnjë emër si kandidat deri më tani. Për paraqitjen e një kandidati zyrtar, nevojiten 20 firma deputetësh./Euronews

Komento: