Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore/ Numërohen rreth 75% e votave – Këto janë rezultatet

22:03 | 24 Prill 2024
zgjedhjet-presidenciale-ne-maqedonine-veriore/-numerohen-rreth-75%-e-votave-–-keto-jane-rezultatet

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë Veriore (KSHZ) ka nisur të nxjerr rezultatet e para jo-zyrtare për zgjedhjet presidenciale në rrethin e parë, shkruan FrontOnline.

Sipas KSHZ-së, në gjithë Maqedoninë Veriore me 74,89% të vendvotimeve të numëruara deri tani, këto janë rezultatet e kandidatëve për president.

Nga kampi maqedonas vazhdon të jetë e para kandidatja Gordana Siljanovska-Davkova me 262.871 vota apo  39,50% e pasuar nga Stevo Pendarovski me 128.423 vota apo 19,30%.

Ndërsa nga kampi shqiptarë vazhdon të prijë kandidati nga Fronti Evropian, Bujar Osmani me  95.682 vota apo 14,38% i pasuar nga kandidati i koalicionit VLEN Arben Taravari  me 68.153 vota apo 10,24%

Të eleminuar nga rundi i dytë për president në Maqedoninë Veriore, janë kandidatët Maksim Dimitrievski, Biljana Vankovska, dhe Stevco Jakimovski/FrontOnline/

Komento: