Zhaklina për Kristin: Në momentin që puth dikë tjetër, ja ke dhënë mesazhin tjetrës jashtë

10:40 | 08 Mars 2023

Opinionistja e cilësoi si “dhunë” veprimin e Luizit ndaj Kiarës disa ditë më parë (skena te lavamani), Efi tha se ajo nuk e sheh si të tillë.

Zhaklina insistoi në mendimin e saj dhe i tha Efit se nuk lejon askënd që ta komentojë ndryshe e sidomos me datë 8 Mars, në ditën e gruas.

Nisur nga kjo, Efi i tha: Nëse të drejtat e gruas duhet respektuar, pse nuk u përmend aspak tradhtia e Kristit? Pse nuk u komentua?

“Në momentin që puth dikë tjetër ja ke dhënë mesazhin tjetrës”, tha opinionistja teksa vazhduan përplasjen.

Komento: