Zhaklinës nuk i del e keqja me Kiarën as pas Bigut, e shan keq biznesin e saj të ri

19:30 | 02 Korrik 2023

Kiara prezanton linjën e saj të rrobave të banjos, ironizon Zhaklina.

Koleksioni i ri i rrobave të banjos nga Kiara Tito është komentuar gjerësisht në rrjet dhe veçanërisht nga opinionistja e “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari e cila duket se ka ironizuar iniciativën më të fundit të moderatores.

Ditën e djeshme Kiara Tito prezantoi projektin e saj të ri, linjën e rrobave të banjos, të cilat u komentuan sa pozitivisht aq edhe negativisht.

Shumë ishin komentet suportive, mirëpo kishte dhe nga ana që u tallën apo e ironizuan moderatoren.

Një prej tyre duket se është dhe opinionistja e “Big Brother Vip Albania 2”, Zhaklin Lekatari. Ditën e sotme, ajo ka postuar një foto të një pakoje kruajtëse dhëmbësh, ku duket se ironizon Kiarën, duke thënë se do hedhë në treg këtë produkt.

“Kruajtëset e dhëmbëve, Zhaklin Lekatari. Soon në tregun shqiptar”-shkruan Zhaklina.ra

Komento: