Zhduket një 30 vjeçar në Prishtinë, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e tij

12:28 | 10 Tetor 2023
zhduket-nje-30-vjecar-ne-prishtine,-familjaret-kerkojne-ndihme-per-gjetjen-e-tij

Arben Beselica, 30 vjeçar nga Komuna e Prishtinës raportohet të jetë zhdukur që nga dita e hënë.

Familjarët e tij kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e tij.

Vëllai i tij, Ilir Beselica, konfirmoi për Telegrafin se që nga mëngjesi i së hënës nuk dinë asgjë për të.

“Dje në mëngjes ka dalë dhe nuk është kthyer më, rastin e kemi raportuar edhe në Policinë e Kosovës”, tha ai.

Ai bëri thirrje që kush do që ka informata lidhur me vendodhjen e 30 vjeçarit, të kontaktojnë në numrin 049/482-024.

Komento: