Zhduket një djalë në këtë komunë të Kosovës

10:11 | 08 Tetor 2020

Një djalë është zhdukur në rrugën “Ahmeti Prishtina” në Prizren.

Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se zhdukja e djalit është raportuar nga babi i tij.

Djali raportohet të jetë larguar nga shtëpia në pasditen e së mërkurës.

“Rr. Ahmet Prishtina, Prizren 07.10.2020-17:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”.

Komento: