‘Zhduket’ Shpend Ahmeti, kartolinat nga kryeqyteti janë për ty

12:13 | 01 Tetor 2020

Kaos i madh është krijuar muajve të fundit në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur t’i injorojë shqetësimet e qytetarëve për gjendjen kaotike në komunikacion që po mbretëron tash e sa kohë.

Indinjatë të thellë po shprehin qytetarët për gjendjen e mjerueshme që kanë lagjet e tyre me infrastrukturën që po ua prek xhepin e tyre, raporton lajmi.

Vrojtuesit e lagjes publikojnë çdo ditë kartolina që nuk kanë adresë e nuk merren parasysh nga organet kompetente në krye me Ahmetin.

Ja disa kartolina nga lagjet e ndryshme të Prishtinës dhe gjykojeni vet pamjet.

Komento: