Zhdukja e 24- vjeçares nga Skenderaj, familja që 4 ditë nuk ka asnjë informat për të

11:10 | 20 Tetor 2020

Një femër nga Komuna e Skenderajt ka ditë që është zhdukur.

Janë bërë 4 ditë që kur për herë të fundit kishte shkuar në shtëpinë e saj. Katër ditë që kur për herë të fundit e kishin parë familjarët e saj, e të cilët me breng në zemër vazhdojnë të presin një lajm për të.

24-vjeçarja nga Skenderaj, Egzona Ferati, kishte dalë të premten nga shtëpia e saj dhe ende nuk është paraqitur.

Ndërsa të kontaktuar nga IndeksOnline, familjarët e saj kanë treguar se ende nuk kanë asnjë lajm për të.

Nga ana tjetër, policia bashkë me një grup vullnetarësh kanë dalë në kërkim të saj.

Avni Zahiti në një prononcim për IndeksOnlinen ka treguar se rasti është raportuar mbrëmë vonë nga familjarët e saj dhe se që nga ora 2 pas mesnatës kanë nisur të bëjnë kërkime rreth saj, por se deri në këtë moment nuk ka asnjë të re.

“Mbrëmë vonë është raportuar se është zhdukur një person nga Skenderaj, rasti është iniciuar si person i zhdukur, ndërsa njësitet policore me një grup vullnetarësh kanë nisur kërkimin e saj në 2 të natës në vendin ku dyshohet se mund të ketë shkuar, por deri tani pa sukses. Nuk ka asgjë konkrete për momentin”, tha Zahiti.

Ndryshe në deklaratën e familjes të bërë më 16 tetor, tregohet se ajo në 7 të mëngjesit kishte dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, ndërkohë ajo edhe më parë kishte dalë dhe ishte gjetur në një pyll afër shtëpisë. Sipas familjarëve vajza është e pushtuar nga “xhindët”(djalli).

Komento: