Zhgënjen Real Madrid, mposhtet nga Real Betis

23:29 | 08 Mars 2020

Real Madrid është mposhtur nga Real Betis me rezultat 2-1 duke e humbur kështu kreun e La Ligës. Tani Barcelona është liderë me 58 pikë.

Pas fitores në El Clasico 2-0, u mendua se Real Madridi ka marrë zemër dhe do të fitojë ndeshje pas ndeshje që të ruajë kreun dhe në të fund të shpallet kampion, por jo, Reali i Zinedine Zidane ka probleme.

Ashtu si xhiron e kaluar në udhëtim, Los Blancos janë mposhtur përsëri, pas Levantes, edhe Betisi ia ka marrë pikët e plota Realit, duke e mposhtur 2-1, raporton Gazeta Express.

Të parët në epërsi kaluan vendasit. Sidnei realizoi në minutën 40’ pas një pakujdesia në mbrojtjen e Realit.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, Karim Benzema e konvertoi në gol një penallti të fituar nga Marcelo, për rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, Betis ishte sërish fantastike, por golin e realizoi pas gabimeve amatoreske të lojtarëve të Realit.

Ramosi i pa vendosur mirë dhe një gabim i tmerrshëm i Benzemas, i kushtoi me gol Realit në minutën e 82’, shënoi Tello, për t’ia shkaktuar humbjen e dytë me radhë në udhëtim në La Liga dhe për t’ia humbur kreun në La Liga.

Pas kësaj humbje, Reali humbi edhe vendin e parë, tani ka 56 pikë, dy më pak se lideri i ri me 58, Barcelona.

Komento: